Identifikohu |
Paneli I Controlit Kush është në linjë 1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor Asnjë Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 5 më Thu Apr 15, 2010 10:04 pm | Google me video- reklama edhe në lojëra Written by ASWDGames Administrator Wednesday, 18 February 2009 10:11Google, kompania lidere në kërkimin dhe reklaminin në internet, është duke u zhvilluar edhe në hapësirën e video lojërave, duke lëshuar një beta version të "Adsense in Games", një teknologji e dizajnuar për të vendosur linqe reklamuese në lojërat në internet. Kjo është një zgjerim i programit Adsense të Google, që publikon reklama në përmbajtjet e ueb faqeve.Reklamat do të jenë video të cilat personat që luajnë do t’i shohin para ose pas ndeshjes, ose pas kompletimit të ndonjë niveli të lojës.“Adsense in Games” i lejon Google-t të ofrojë reklama edhe në një hapësirë tjetër të zhvilluar, dhe të shtojë kështu edhe numrin e konsumatorëve. Facebook ka 140 milionë shfrytëzues Rrjeti shoqëror online Facebook sërish po thyen të gjitha rekordet. Lajmi më i ri nga tabori i tij pohon se ka thyer kufirin prej 140 milionë shfrytëzuesve në mbarë botën.Edhe statistikat tjera që lidhen më këtë rrjet të popullarizuar shoqëror janë bukur mbresëlënëse. Për shembull, çdo ditë në Facebook regjistrohen 600.000 shfrytëzues; shfrytëzuesi mesatar i këtij rrjeti shoqëror ka rreth 100 miq; në tërësi shfrytëzuesit çdo ditë në Facebook kalojnë rreth 2.6 miliardë minuta; çdo muaj shfrytëzuesit ngarkojnë rreth 700 milionë fotografi dhe rreth katër milionë video materiale.Në të njëjtën kohë, edhe pse në fillim është paraqitur në tokën amerikane, dhe themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, shërbimin e kishte përgatitur që nëpërmes tij të mund të lidhen studentët me universitetet e tyre, aktualisht rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të tij vijnë prej jashtë kufijve të SHBA-ve.Sido që të jetë, sipas shifra aktuale, Facebook do të thyej kufirin prej 200 milionë shfrytëzuesve qysh në muajin mars të vitit të ardhshëm.Google Chrome del nga versioni eksperimental Ka ngjarë ajo që taborin e kompanisë Google ngjanë aq rrallë sa që rastet e tilla do të mund t’i numëron në gishtat e një dore. Një nga produktet e gjigantit të internetit është paraqitur në versionin final.Google u ka ofruar përdoruesve përditësimin e shfletuesit Chrome në versionin 1.0.154.36, me të cilën gjë ky shfletues i internetit edhe zyrtarisht ka dalë nga versioni eksperimental (beta). Sic është pohuar në blogun zyrtar të Google, “të gjitha qëllimet e stabilitetit dhe performansat janë arritur me sukses dhe për këtë arsye nga Chrome e largojmë shenjën Beta”.Lajmi për daljen e Chrome nga versioni eksperimental deri diku është për tu befasuar duke e njohur politikën e kësaj shtëpie që disa produkte të saj, siç është Gmail, i mban në versionin eksperimental për disa vite rresht pas paraqitjes, mirëpo në anën tjetër nuk është edhe aq e befasishme. Në fakt, në mënyrë që prodhuesit dhe dyqanet me pajisje kompjuterike të para-instalojnë një softuer të caktuar në kompjuterët e tyre, është e domosdoshme që ai të jetë i paraqitur në versionin final.Në 100 ditët e para të paraqitjes së Google Chrome atë e kanë shkarkuar me sukses 10 milionë përdorues aktivë në mbarë botën, e deri më tani janë bërë 14 përditësime të këtij shfletuesi të internetit.YouTube paraqet kanal të specializuar high definition Pasi që në fund të muajit të kaluar ka paraqitur video playerin e vet në format të gjerë YouTube tani paraqet edhe faqen e veçantë, respektivisht kategorinë e dedikuar për video materialet e publikuara në rezolucion HD.Nëse shkoni në këtë adresë, do të ju presin një bollëk materiale HD të cilat kënaqësinë e shikimit të video materialeve do t’ua ngritin në nivel më të lartë. Me klikimin në lidhjen e paraqitur do të shihni një listë të video materialeve HD, e me klikimin në to fillon edhe paraqitja e videos. Në anën e djathtë poshtë të secilit video material me rezolucion të lartë paraqitet butoni “watch in HD” që incizimin e hap në rezolucion HD.Pos kësaj, YouTube paraqet edhe disa risi tjera. Janë hapur nënfaqet youtube.com/news, youtube.com/music, e youtube.com/movies në të cilat ky shërbim online do tu ofrojë shfletimin e video materialeve në secilën prej kategorive të veçanta. Hakerët vjedhin dhe shesin profilet e Facebook! Hakerët në Britani të Madhe shesin profilet komplete të Facebook vetëm për 79 peni (gati një euro), njofton gazeta britanike Daily Telegraph.“Bandat kompjuterike” shkëmbejnë të dhëna nga Facebook për viruse të cilët “bandat” tjera i përdorin për të infektuar kompjuterët me spyware të cilët përcjellin dhe kopjojnë të dhënat personale të përdoruesve siç janë fjalëkalimet dhe numrat e kartelave bankare.Gjithashtu, njoftojnë mediat, në rrezik të madh janë edhe përdoruesit e dy shërbimeve tjera online, MySpace e Skype.“Njerëzit i lënë të dhënat e tyre personale gjithkah, e kjo vetëm sa tërheqë më shumë hakerët. Veçanërisht në kohën e festave kur njerëzit komunikojnë më shumë me të tjerët dhe kur është sezoni i blerjeve online”, zbulon Rik Ferguson, ekspert për siguri të internetit nga kompania e njohur Trend Micro.E njëjta kompani ka kuptuar se numrat e kartelave bankare shiten për 28 euro, derisa fjalëkalimet shiten edhe deri në 40 euro.Mediat britanike shtojnë se vetëm në Britani të Madhe janë madje katër milionë viktima të mashtrimeve me anë të internetit, dhe se shuma e parave të cilën e kanë humbur me anë të këtyre mashtrimeve shkon edhe deri në tetë miliardë euro në vit. | Top posters
|
